Kumanovë, 11 nëntor – Aparate të reja, përmirësime infrastrukturore dhe përmirësim i potencialit kadrovik do të marrë spitali i përgjithshëm i Kumanovës. Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari gjatë vizitës së sotme në këtë institucion tha se strategjia e re të cilën e përgatit Ministria, e cila do të jetë e gatshme deri në vitit të ardhshëm do t’i vërtetojë prioritetet e institucioneve shëndetësore.
“Pas Shkupit, Kumanova është qyteti i dytë më i madh në Maqedoni. Është hera e parë që vij në një spital të përgjithshëm në Kumanovë, pamja është zhgënjyese, sinqerisht, jo vetëm në Kumanovë, në shumicën e spitaleve me përjashtime të rralla, pamja është e tillë, dhe seriozisht duhet të ulemi dhe të diskutojmë se çfarë mundemi të bëjnë në të ardhmen. Sigurisht që ne nuk kemi shkop magjik dhe le të themi nga viti i ardhshëm ose nga ky vit do të rregullojmë gjithçka, sepse është e pamundur, shumë gjëra varen nga financat, ne kemi trashëguar buxhetin, siç e kemi trashëguar dhe po përpiqemi të së paku përmes pajisjeve këtë vit, vitin e ardhshëm do të shohim nëse do të kemi sukses që të fillojmë dy spitale që kanë filluar të ndërtohen në Maqedoni, njëri i vitit 1998 në Kërçovë, i dyti në Shtip, ka filluar në vitin 2010/11 ashtu që për Kumanovën të shohim se çfarë mund të rinovojmë siç po bëjmë në Manastir, Gostivar, Tetovë, Strugë, Ohër… reparte ku duhet të ndërhyjmë menjëherë, për të përmirësuar kushtet sa më shpejt”, tha ministri.
Afërsia me Shkupin është gjë pozitive për kumanovarët, Ministria do të vërtetojë çka është më me rëndësi të intervenohet në institucionin shëndetësor, e cila e mbulon rajonin planor verilindor.
Ministri taravari thotë se nevojitet të investohet çka do të tregojë strategjia, të cilën e përgatit Ministria dikasteriale me Organizatën Botërore të Shëndetësisë
Drejtori i spitalit, Stefan Trajanovski tha se shëndetësia është e shkatërruar. Për kumanovarët problem është lokacioni i qendrës urgjente i venndosur në një rrugë të sngushtë ku shpesh krjohet trafik që në mënyrë plotësuese e vështirëson gjendjen me pacientë me rrezik për jetën, të cilët duhet të kontrollohen urgjentisht. Ai paralajmëroi se pacientët me termine në të ardhmen do të kontrollohen në të ashtuquajturën “ndërtesa gri”, ndërsa rastet urgjente në Urgjencë.
Lidhur me vdekjen e lehonës në Kumanovë, ministri nuk kishte informacione shtesë për rastin. Ai ka biseduar personalisht me komisionin, i cili unanimisht është pajtuar se nuk ka pasur neglizhencë mjekësore.
Spitali i Kumanovës ngrohet me gaz.