Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Apasiev: Kam marrë kërcënime për jetën time dhe të familjarëve

Shkup, 16 shtator, zhurnal.mk – Kryetari i partisë “E Majta” Dimitar Apasiev, thotë se ka marrë kërcënime për jetën e tij dhe familjarëve të tij, pas statuseve që i publikoi në Facebook, për të cilat Prokuroria ka hapur lëndë.

Apasiev sot ka dhënë dëshmi në Prokurori, ndërsa tha se në mesazhet e tij për opinionin çdo herë i është përmbajtur praktikave të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe më tej.

Apasiev tha se nuk do të ndalet me publikime në rrjetet sociale, duke shtuar se nuk pret aktakuzë ndaj tij, por kallëzime penale për ata që e kanë denoncuar për përhapje të urrejtjes.

Ndryshe, Mersiha Smailloviq dhe Tanja Milevska nëpërmjet Komitetit të Helsinkit kanë denoncuar Apasievin, për statusin e tij pas zgjedhjeve kuvendare. Ai pasi u zgjodh deputet në Facebook shkroi: “kot nga lëpiheni, do t’ju gjuajmë të gjithëve”./

Postime të ngjashme

Regjistrimi në Diasporë dukshëm më i ulët se sa ai para vendimit për shtyrje, kush i dëshpëroi!

R Zh

Mungesa e vaksinave ndërpret edhe fushatën e ndërgjegjësimit për vaksinim

R Zh

Tridhjetë ditë paraburgim për gjashtë të arrestuarit për tregti të paligjshme me 200 kilogram marijuhanë

R Zh

Sot 46 viktima dhe 687 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

R Zh

Qeveria demanton Milloshoskin: Zaevi dhe Spasovski nuk u kanë dhënë pasaporta pjesëtarëve të ISIS-it

R Zh

Zaevi nesër takon Selën dhe Gashin

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...