Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Apasiev kërkon dëmshpërblim pasi ishte përgjuar ilegalisht

Shkup, 12 janar – Zhurnal.mk – Kryetari i së Majtës, Dimitar Apasiev, dje me ftesë të Gjykatës Themelore Penale – Shkup, si palë e dëmtuar, paraqiti një deklaratë me shkrim në lidhje me përgjimin e paligjshëm të komunikimeve personale.

Bëhet fjalë për rastin e njohur në opinion si “Shënjestra-Fortesa”.

“Me të ashtuquajturën Prokuroria Speciale Publike (PSP) kam marrë një vërtetim për përgjimin e paligjshëm të komunikimeve të mia, unë informoj Gjykatën se ndihem i dëmtuar për shkak të përgjimit të paligjshëm, domethënë “përgjimi i bisedave të mia telefonike për një periudhë të gjatë kohe.

Gjithashtu nëse pas procedimit në Gjykatë vërtetohet përgjegjësia dhe ofruesi i shërbimit të telekomunikacionit (ONE/VIP/A1), përdoruesi i të cilit është Apasiev, dhe në numrin e telefonit të të cilit është aplikuar në mënyrë të paligjshme një masë e posaçme hetimore për përgjimin e paligjshëm të komunikimeve personale, ai gjithashtu paraqet një kërkesë për dëmshpërblim nga kompania për dëmin që ai ka pësuar”, thuhet në deklaratën e Apasievit

Postime të ngjashme

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Bexhet Musliu

Kumanovë, librat me përmbajtje ofenduese, Shabani: Ka filluar me punë komisioni

Bexhet Musliu

Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

T E

Edhe Lëvizja BESA mund të braktisë anijen e Zaevit?!

Bexhet Musliu

Ambasadori i Kosovës në Shkup i dorëzoi mirënjohje drejtorit të AZGJ-së, Ylber Sela

T E

Ziberi paralajmëron masa të reja, lloji britanik i virusit merr hov në vendin tonë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...