Maqedoni

Apasiev ngrit padi penale kundër Mersiha Smailoviq

Zhurnal Ads

Shkup, 2 tetor, zhurnal.mk – Kryetari i partisë politike Levica, Dimitar Apasiev së bashku me ekipin e tij të avokatëve, sot në arkivin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup ngriti padi penale kundër Mersiha Smailoviq nga Shkupi dhe gjashtë personave tjer të cilët e kërkëcojnë atë dhe anëtarët e familjes së tij më të ngushtë.

Pretendimet e denoncimit, informojnë nga partia, janë paraqitur edhe deri te inspektorët kompetent në MPB-SPB Shkup, Repartin për luftë me krim kompjuterik.

“Padia penale është ngritur për shkak të ekzistimit të bazave për dyshim të veprës penale të kryer: Shpërndarje të materialit racist dhe ksenofob nëpërmet sistemit elektronik”, i ndëshkuar sipas nenit 394-g, fq.1 të Kodit penal në RM, si dhe për vepër penale të kryer “Rrezikim të sigurimit” – i ndëshkuar sipas nenit 144, fq.2, ndërsa në lidhje me nenin 23 të KP (nxitje)”, thuhet në kumtesën e Levicës.

Nga Levica, gjithashtu citojnë se presin që PTHP Skup të veprojë pas denoncimit me përshtatshmërinë e njëjtë si dhe në raste tjera të eksponuara.

Levica, qëndron në kumtesë, me zgjuarsi do ta ndjekë rrjedhën e hetimit dhe në kohë do ta informojë opinionin për veprim ose mosveprim të prokurorëve të PTHP-së sipas lëndës konkrete.

Postime të ngjashme

Gjykimi për “Monstrën” vazhdon më 10 shtator

Z H

Kanë filluar përgatitjet për testimin provë PISA për vitin e ardhshëm në Maqedoninë e Veriut

XH,I

Bekteshi: Do të krijojmë vende të reja pune

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...