Negotinë, 11 korrik – Për shkak të rrezikut nga përhapja e zjarrit në rrethinën e Negotinës, u dërgua apel që banorë të disa fshatrave t’i braktisin vendbanimet. Kumtesën e tillë sapo e lëshoi Shtabi për mbrojtje dhe shpëtim i Komunës së Negotinës.
“Dërgohet apel deri te popullata në komunën e Negotinës dhe atë në fshatrat Peshternicë, Bellavodë, Kalanjevë, Lipa, Brusnik dhe vendet në rrethinë, që t’i braktisin vendbanimet e tyre dhe të strehohen në vend të sigurtë në qytet ose fshatrat në afërsi që nuk janë përfshirë nga zjarri”, thuhet në kumtesë.