Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni

Apel i Odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor deri te qeveritë dhe BE-ja: Hiqni vizat, na jepni ardhmëri

Shkup, 3 shkurt – Në Odën ekonomike serbe në Beograd (PKS) u mbajt  seancë e Bordit Drejtues të Forumit  Investues të Odës  të gjashtëshes së Ballkanit Perëndimor (Kif ZB6), asociacioni  që i bashkon odat ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Bosnja e Hercegovinës, Shqipërisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Serbisë, lajmëroi korrespondenti I MIA-s nga Beogradi.

Siç kumtuan nga  ky takim I PKS-së, biznesmenët e Ballkanit Peërndimor dërguan  apel të përbashkët deri te qeveritë e tyre dhe strukturat politike në rajon të bëjnë gjihçka për ekonominë të funksionojë  në mënyrë të mundshme më të thjeshtë dhe të kthehen  drejt të ardhmes  dhe bashkëpunimit të përbashkët rajonal.

Biznesmenët kërkojnë mënjanim urgjent të të gjitha barrierave afariste dhe ekonomike në rajon,  veçanërisht ato që dalin nga marrëdhëniet e këqia  politike   ndërmjet Prishtinës,  Beogradit dhe Sarajevës.  Nga qeveritë në Sarajevë dhe Prishtinë ishte  kërkuar  t’I heqin vizat  dhe të gjitha kufizimet tjera  të lirisë së lëvizjes. Është kërkuar pranimi i targave dhe sigurimi i  automjeteve, që parandalon  liri të plotë të lëvizjes  dhe punës afariste, që sjellë deri te shpenzimet e panevojshme në punën e ekonomisë.

Odat ekonomike të Ballkanit Perëndimor gjithashtu dërguan porosi të qartë deri te Bashkimi Evropian se është  e papranueshme bllokada e mëtutjeshme për vendosje të liberalizimit të vizave për banorët e Kosovës.  Prandalimi i udhëtimit të lirë të qytetarëve dhe  ekonomisë është në ndeshje direkte  me  të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat evropiane. Odat ekonomike të rajonit e përkujtojnë Brukselin  se liberalizimi i vizave   ishte kthimi  dhe nxitja më e madhe për zhvillimin ekonomik  të të gjitha vendeve nga Ballkani Perëndimor.

Së bashku ishte vlerësuar se nisma për heqje të PCR-testit për qytetarët  të udhëtojnë  në vendet e rajonit, që ishte miratuar  në nismën e odave ekonomomike, kishte efekt të madh mbi  aktivitetin afarist të kompanive.(Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Qeveria emëroi Agim Murtezanin drejtor për Punë Hidrometeorologjike

D V

Zaev: Nesër mblidhet Qeveria për gjendjen e krizës

D V

Kërkohet shpallje e gjendjes së krizës për shkak të zjarreve në Maqedoni

D V

Qeveria e RMV-së ndan nga 10.000 denarë për personat të cilët kanë marrë pjesë në shuarjen e zjarreve

D V

Shilegov: Tre ekipe të zjarrfikësve dhe tre vetura janë nisur drejt Pehçevës dhe Dellçevës

D V

Në Tabanoc dhe Bllacë pritet deri 30 minuta për hyrje dhe dalje në Maqedoni

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...