Agjencia Zhurnal.mk

Apelacioni kthen prapa “faljen” e Penales, Llatas do të gjykohet përsëri

Shkup, 25 qershor – Zhurnal.mk – Gjykata Apelit ka shlyer aktvendimin për Dragan Pavlloviq – Llatas, i cili u lirua nga akuza në rastin “Lendina” të PSP-së, informon Zhurnal.

Nga Apelacioni e konfirmojnë këtë informatë dhe shtojnë se lënda tanimë është dërguar në Gjykatën Penale, ku duhet të caktohet ri-gjykim i rastit.

Llatas dhe vëllezërit e tij ndiqeshin nga PSP për ndërtimin e tre uikend shtëpive në Zelenikovë, të cilat sipas Prokurorisë kanë filluar të ndërtohen në vitin 2011, ndërsa lejet për ndërtim i kanë marë në vitin 2013.

Sipas gjykatëses Marija Kletniçka, të akuzuarit lirohen nga akuza për ndërtim të palejuar, gjegjësisht se nuk janë fajtorë, sepse siç tha, nuk kanë kryer vepër penale sipas ligjit.

Pas shlyerjes së aktvenndimit të shkallës së parë, vëllezërit përsëri do të dalin para Gjykatës dhe do u gjykohet përsëri.///Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...