Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për heqjen e sekuestros së celularit

nga D. V.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e kryetarit të bashkisë së Tiranë Erion Veliajt për kthimin e celularit që iu sekuestrua në momentin e arrestimit.

Vendimi u mor sot me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili miratoi vendimin e marrë me 4 mars.

Veliaj kishte ankimuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.

Kundër vendimit të Apelit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga e nesërmja e njoftimit të tij.

Një ditë më parë, Gjykata e Posaçme rrëzoi kërkesën e Erion Veliajt për zëvendësimin e masës “arrest me burg”.

Erion Veliaj u arrestua në 10 shkurt dhe dyshohet nga SPAK për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More