Apeli i Posaçëm shtyn seancën për informacion 2 mujor të Sali Berishës

nga D V

Apeli i Posaçëm shtyu për më 19 korrik, ora 10:00, seancën për informacion 2 mujor të ish-kryeministrit, Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi.

Shkak u bë kërkesa e mbrojtjes për të marrë kopje të akteve të dosjes, për te cilat ju kërkohet pagesë. Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar zgjatje të hetimeve me 3 muaj deri me 2 tetor.

Prej 30 dhjetorit, Berisha ndodhet nën arrest shtëpie, nën hetim për korrupsion pasiv lidhur me privatizimin e Kompleksit Partizani.

SPAK thotë se Berisha ka kryer veprime konkrete, si kryeministër, me miratime ligjesh dhe aktesh nënligjore, nga të cilat përfitoi dhëndri i tij, përmes privatizimit të pronës shtetërore, kompleksi sportiv Partizani. Berisha i ka hedhur poshtë akuzat si të pabaza, duke i cilësuar si sulme politike të kryeministrit Edi Rama.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More