Agjencia Zhurnal.mk

APKE: Zvogëlohet presioni ndaj mediumeve dhe gazetarëve në Maqedoninë e Veriut

Shkup, 28 janar – Zhurnal.mk – Është e papranueshme në Evropën e sotme të të drejtave të njeriut, që dhjetëra gazetarë të sulmohen fizikisht, të mbyllen padrejtësisht, e madje edhe të vriten, ndërsa përgjegjësit për këto krime më së shpeshti të kalojnë pa dënime. Kërcënimet, shqetësimet, kufizimet ligjore dhe administrative dhe presionet e panevojshme politike dhe ekonomike ndaj gazetarëve janë të zakonshme, thuhet në raportin e APKE-së, kushtuar kërcënimeve për lirinë e mediumeve dhe sigurinë e gazetarëve në Evropë, njofton korrespodenti i MIA-s nga Strasburgu.

Raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, britaniku Xhorxh Fuleks vlerëson se të gjitha vendet-anëtare të Këshillit të Evropës duhet në mënyrë efikase ta garantojnë sigurinë e gazetarëve, të krijojnë mjedis të volitshëm për lirinë e mediumeve dhe të pengojnë keqpërdorim të ligjeve ose dispozitave normative që mund të ndikojnë ndaj asaj lirie, pa të cilën nuk ekziston dhe nuk ka demokraci. E drejta e gazetarëve që t’i mbrojnë burimet e tyre duhet të garantohet, dhuna policore ndaj gazetarëve duhet të dënohet dhe sanksionet kundër lirisë së mediumeve duhet të dekurajohen.

Në raportin e APKE-së të rralla janë vendet të cilat janë të kursyera nga kritikat dhe ku nuk është vërejtur dhunë ose presion ndaj gazetarëve.

Lidhur me rrethinën mediale si tërësi, APKE e ka përmendur rastin me Maqedoninë e Veriut: madje edhe nëse puna e gazetarëve bëhet mjaftë e rëndë dhe e pasigurt, ky vend-anëtar veçohet nga vendet tjera të ish Jugosllavisë për nga presioni i zvogëluar dhe ndjekja e gazetarëve, thuhet në raportin e Fuleksit.

“Po ashtu, duhet ta përshëndesim përparimin e avancuar të arritur në Maqedoninë e Veriut, ku presioni dhe ndjekja e gazetarëve në mënyrë të konsiderueshme u zvogëluan”, thuhet në dokument.

Për situatën në Maqedoninë e Veriut në raportin e APKE-së thuhet se më 18 shkurt të vitit 2017, dy gazetarë të portalit A1on, Aleksandar Todevski dhe kameramani Vlladimir Çelçevski, janë rrahur në Shkup derisa kanë mbuluar demonstratat para parlamentit. Gazetari i NovaTV, Borjan Jovanovski është fyer dhe i pështyrë në fytyrë. Më 27 prill të vitit 2017, gjatë demonstratave nacionaliste në Shkup janë sulmuar Dimitar Tanurov, gazetar i internet agjencisë Meta dhe Nikolla Ordevski, xhirues i agencisë së lajmeve “Makfaks”. Gjithsej 21 gazetarëve u janë dërguar kërcënime ose janë penguar në raportimin në vendin e ngjarjes . Ka raste edhe të kërcënimeve dhe shqetësimeve në Tuiter, Fejsbuk, e tjerë.

Raportuesi thekson se “ish lideri i partisë VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski i ka përshkruar kundërshtarët e tij si tradhtarë, edhe krahas serisë së sulmeve ndaj mediumeve në shkurt të vitit 2017. Dy gazetarë janë rrahur më 28 shkurt të vitit 2017 në Shkup dhe askush nuk është përndjekur, thuhet në raport.

Platforma e Këshillit të Evropës për përforcimin e mbrojtjes së gazetarisë dhe sigurisë së gazetarëve është vegël themelore për bashkëpunim e cila ndihmon të analizohet gjendja në vendet anëtare dhe të identifikohen trendet pozitive dhe negative. Vendet-anëtare duhet shpejtë dhe në mënyrë efikase të përgjigjen në sinjalet e dhëna nga Platforma dhe të bashkëpunojnë me vullnet të mirë me të njëjtën./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...