Agjencia Zhurnal.mk

Aplikacion “Ofertë-Kërkesë” për tregtim me prodhime bujqësore përmes uebit të MBPEU

Shkup, 27 mars – Zhurnal.mk – Në faqen e internetit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) prej sot është vendosur banner për qasje më të lehtë të bujqve në aplikacionin e ri “Ofertë-Kërkesë” në Sistemit informativ bujqësor të tregut. (SIBT)

Përmes aplikacionit bujqve u mundësohet në kushte të situatës së jashtëzakonshme, kur një pjesë e madhe e tregjeve nuk janë në funksion, të tregtojnë me prodhimet e tyre.

Praktikisht mundësohet, siç thekson MBPEU, qasje e letë dhe e shpejtë në të dhënat për sasitë e disponueshme dhe çmimet e prodhimeve bujqësore dhe bagëtive në periudhë reale kohore si dhe ndjekje e vazhdueshme dhe sigurimin e kontrollit transparent të prodhimeve bujqësore me origjinë vendase dhe lëvizje e çmimeve në tregjet bujqësore.

“Të ofrohen/kërkohen sasi dhe çmime të prodhimeve bujqësore apo bagëtive drejtpërdrejtë nga ana e prodhuesve të prodhimeve bujqësore me origjinë vendase, të ofrohen/kërkohen sasi dhe çmime të prodhimeve bujqësore apo bagëti nga ana e konsumatorëve të interesuar, blerësve, blerësve dhe tregtarëve të prodhimeve me origjinë vendase, si dhe palët e interesuara (oferta dhe kërkesa) të gjejnë interes të përbashkët të dakordohen dhe bëjnë transaksion tregtar, janë mundësi që i ofron “Ofertë-Kërkesë”.

Agro oferta e plotë është e qasshme përmes klikimit në bannerin “Ofertë-Kërkesë” në ueb faqen e MBPEU apo në faqen SIBT në www.zpis.gov.mk dhe në http://ponudapobaruvacka.zpis.gov.mk/.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...