Agjencia Zhurnal.mk

Aplikacioni për kthim të TVSH-së gafë e re e masave të paralajmëruara nga Qeveria

Shkup, 1 korrik, zhurnal.mk – Nga sot 1 korrik është lëshuar për shkarkim aplikacioni më i ri për kthim të TVSH-së tek konsumatori i quajtur “MOJ DDV”, por polemikat ende vazhdojnë.

Fillimisht reagime të shumta në publik janë shpalosur pasi që aplikacioni është publikuar nga në APP store për android nga një persona Kiril Sokolov, dhe jo nga DAP.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta duke e patur parasysh politikën e privatësisë, gjithashtu e-mail për kontakt në aplikacionin e paraqitur është privat dhe adresa e developerit është e bazuar në Vjenë të Austrisë.

Shfrytëzuesit të cilët kanë provuar të shkarkojnë programin e masës së paralajmëruar për kthim të TVSH-së “MOJ DDV”, kanë hezituar për ti regjistruar të dhënat e tyre pasi që të njëjtit kanë parë se nuk bëhet fjalë për aplikacion të lëshuar nga shteti por nga persona privat, duke patur parasysh se këtu duhet të shkruan një sërë informacionesh, si gjirollogaria, numri amzë, email adresa dhe pasword.

Ndërsa të tjerët pas regjistrimit kanë hasur në probleme pasi që aplikacioni nuk është lidhur me DAP, pasi që kanë skanuar QR kodin nuk kanë mundur të kthejnë paratë në gjirollogaritë e tyre.

Gjithashtu ankesat e pafundme nuk kanë ndaluar këtu, pasi shfrytëzuesit e platformës iOS (Iphone), nuk do të munden të gëzojnë këtë të mirë për shkak se nuk egziston ndonjë aplikaion i tillë në platformën e iOS.

Lidhja për tek aplikacioni:

https://play.google.com/store/apps/details?id=mk.akcent.vatreturn

Disa nga reagimet e qytetarëve dhe përgjigja e publikuesit të aplikacionit mund të vërehet se është person me emër dhe mbiemër dhe jo DAP-i./Alsat

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...