Teknologji

Aplikacioni spiunoi protestuesit në Bjellorusi: Google e hoqi atë nga Play Store

Zhurnal Ads

Google ka hequr nga dyqani i saj Google Play aplikacionin celular Nexta Live, i cili mblodhi të dhëna private për protestuesit nga Bjellorusia.

Aplikacioni u krijua nga disa të panjohur dhe ishte në dispozicion për tre javë në dyqanin zyrtar të Google Play, u shkarkua disa mijëra herë dhe mori qindra komente, transmeton Telegrafi.

Nexta Live u prezantua si aplikacioni zyrtar për Android për Nexta, një agjenci e pavarur bjelloruse e lajmeve që fitoi popullaritet midis protestuesve anti-regjim në Bjellorusi pasi ekspozoi abuzime dhe brutalitetin e policisë gjatë demonstratave të fundit anti-qeveritare në atë vend.

Sidoqoftë, në një deklaratë të botuar javën e kaluar, Next tha se aplikacioni nuk ka të bëjë me shërbimin e tij dhe se është krijuar për të mbledhur të dhëna nga përdoruesit dhe për të anonimizuar, domethënë duke  zbuluar kush janë protestuesit.

Tani për tani, nuk ka prova të qarta se kush e instaloi aplikacionin e rremë celular në Google, por dëmi tashmë është se është shkarkuar nga mijëra përdorues nga të cilët vodhi të dhëna personale, ndërsa, sipas ZDNet, aplikacioni është i lidhur me një domen në Rusi.

Postime të ngjashme

Dhjetë fjalëkalimet më të zakonshme për vitin 2020: A është i juaji mes tyre?

S.B.

Detajet e ngjarjes së iPhone 12, ‘pritet’ të njoftohen nga Apple këtë javë

admin

OnePlus 8T shfaqet online, ofron mbështetje për 8K video?

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...