Aplikimi për pasaportë dhe kartë identiteti, Ambasada e Shqipërisë në Francë e hapur edhe të shtunave

nga D V

Ambasada e Shqipërisë në Francë informoi sot se do të jetë e hapur edhe ditëve të shtuna për aplikimet vetëm për pasaportë dhe kartë identiteti.

Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada tha se nga data 8 shkurt, deri më 31 korrik orari i shërbimeve ditëve të shtuna do të jetë nga ora 09:00-14:00.

“Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve aktuale është e vlefshme vetëm për procesin e votimit deri më 11 maj 2025. Kjo shtyrje nuk vlen për udhëtime, shërbime konsullore apo procedura të tjera që kërkojnë dokument identifikimi të vlefshëm”, theksoi Ambasada.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More