Aplikoni llajnerin lehtësisht me këtë teknikë interesante të cilën e sugjeron influencerja e njohur

nga D. V.

Vendosja e llajnerit është një nga hapat më të njohur dhe të dashur në rutinën e grimit, pasi thekson sytë dhe i jep pamjes një efekt më të thellë dhe tërheqës.

Megjithatë, për shumë persona, aplikimi i saktë i llajnerit mund të jetë një sfidë, sidomos kur kërkohet një vijë e drejtë, simetrike dhe pa njolla.

Me teknikat e duhura dhe pak ushtrim, çdo kush mund të mësojë të aplikojë llajnerin në mënyrë të saktë dhe të bukur, qoftë për një pamje natyrale ditore apo një stil më dramatik për mbrëmje.

Pikërisht për këtë influencerja e njohur Jess tregon një metodë tejet të lehtë për aplikimin e vijës, edhe nëse jeni fillestare.

Për këtë truk do t’ju nevojitet një furçë e hollë për vendosjen e llajnerit dhe të zgjidhni një nuancë cilën të dëshironi nga paleta e hijes.

 

Pas kësaj krejt çfarë duhet të bëni është të poziciononi brushën në skaj të syrit, siç bën influencerja në video.

Por nëse dëshironi të duket edhe më e përkryer, shkrijeni edhe më tej hijen që të duket llajneri më i sofistikuar.

Do të shihni se si kjo metodë do t’ju jap një pamje të rafinuar të syrit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More