APMT: Kovidi imponoi një realitet të ri turistik, nevojitet në mënyrë strategjike të planifikojmë në turizëm

Shkup, 20 gusht – Pandemia e Kovid-19 imponoi ndryshime në të gjitha segmentet e jetesës dhe domosdoshmëri për përshtatje të shpejtë. Realiteti i ri në turizëm do të thotë ndryshim të objektivave dhe fokus të tregjeve nda të cilave synohet. Turizmi aktiv vjen në plan të parë, së bashku me interesin për vizitë të eko-destinacioneve dhe qëndrim në kapacitete të vogla akomodimi. Profili i turistit i cili e ka vizituar shtetin tonë nuk do të jetë më i njëjti, por do të jetë personalitet i cili kërkon destinacion të sigurt, aventurist i cili preferon udhëtim në grupe të vogla dhe përdor teknologji të avancuar, thotë drejtori i Agjencisë për Promovim dhe Mbështetje të Turizmit (APBT).

 

Para sektorit privat ku u prezantuan planet dhe hapat për rimëkëmbje më të shpejtë të turizmit, Janevski theksoi se gjysma e parë e vitit 2021 në krahasim me vitin 2020 pritet të sjellë rritje.

“Vitin e kaluar nuk kishte mundësi për udhëtim. Sipas kësaj, rritja e numrit të turistëve është 42,5 për qind, derisa numri i bujtjeve rritet për 54 për qind, por ende mbizotëron turizmi i brendshëm në krahasim me atë të jashtëm. Duke ndjekur këtë trend është edhe trendi i rritjes së derdhjes devizore e cila është për 13,59 për qind më e lartë se vitin e kaluar, të gjeneruar më së shumti nga turistët vendorë dhe rajonalë. Tregjet primare, të cilave u takojnë 77 për qind nga numri i përgjithshëm i bujtjeve dhe 76 për qind nga numri i përgjithshëm i turistëve, janë nga Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Kosova, Turqia, Polonia, Serbia, Holanda dhe Kroacia. Me 13,2 për qind marrin pjesë tregjet sekondare në nurin e përgjithshëm të turistëve dhe 12,9 për qind në numrin e përgjithshëm të bujtjeve, ndërsa këtu bëjnë pjesë Ukraina, Sllovenia, Rusia, Britania e Madhe, Italia, Spanja dhe Gjermania”, tha Janevski.

Sipas tij, promovimi si aktivitete themelor i APMT, për vitin 2022 parashikon rritje të pranisë të manifestimeve të panaireve në tregjet primare dhe sekondare, por edhe aktivitete të marketingut në të njëjtat. Promovimi do të përforcohet përmes prodhimit të 360 video tureve nga atraksionet turistike, udhëtime informative, prodhim të të materialeve të reja elektronike dhe të shtypura, si dhe aktivitete promovuese prë prodhime të reja turistike, si për shembull për nomadët TI.

Në programin e APMT për vitin 2022 është paraparë të hyjnë edhe projekte për mbrojtjen zanateve ekzistuese dhe restaurim të zanateve të vjetra të cilat janë në funksion, valorizim të vendkalimeve kufitare, përpunim të hartave turistike dhe të tjera të cilat do të kontribuojnë për realizim të pritjeve të cilat janë në drejtim të 2.2-2.3 milionë bujtje dhe mbi 300 milionë dollarë derdhje devizore nga zëri turizëm. Gjithsesi, nevojitet bashkëpunim edhe me institucionet e tjera, nga të cilat do të kërkohet mbështetje për krijim të platformës E-vizitorë, shënim të të gjitha lokaliteteve turistike, ndryshim të modelit të subvencionimit të qarkullimit të organizuar turistik dhe aktivitet të tjera të cilat do të kontribuojnë për promovim më të madh dhe arritje më të lehtë të vetëqëndrueshmërisë së industrisë së turizmit.

Related posts

Po ndërtohet lagje elitare në Saraj/ Vila me pishina, hotel, restorane, spa-qendra

Z H

“Finance Think”: Rritja e BPV-së ështrë rezultat i imunizimit masiv dhe normalizimit të rrjedhave ekonomike

N E

Zaev: Politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë japin rezultate

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More