Agjencia Zhurnal.mk

Apostolova: Rinia është arsyeja pse BE-ja investon në Kosovë

Në Ditën e Evropës, shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka ndarë Çmimin e Evropianëve të Vitit.

Këtë çmim sivjet fitoi kompania “KIVO”.

Ambasadorja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolva, tha se të bashkuar mund të arrihet gjithçka në mënyrë që qytetarëve të vendit tonë t’i sigurohet mirëqenie e jetesës, raporton EO.

“Të bashkuar në diversitet do të qëndrojmë, uniteti nuk është diçka që duhet marrë si i mirëqenë, uniteti kërkon kompromis, besim dhe vullnet të mirë. Uniteti është i bazuar në bashkëpunim, bazohet në vlerën e të qëndruarit së bashku në një botë gjithnjë e më të pasigurtë”, tha Apostolova.

Ajo tha se të rinjtë kosovarë kanë shumë potencial dhe ata duan të jenë si moshatarët e tyre të BE-së.

“Gjatë 3 viteve sa jam këtu kam takuar  qindra kosovarë të rinj që aspirojnë të njëjtat vlera dhe mundësi si bashkëmoshatarët e tyre në BE. Kur filluam fushatën “Të flasim për Ekonominë” kam hasur në brez të ri sipërmarrësish dhe shumë të tjerë i kam takuar gjatë viteve të fundit. Është rinia dinamike e Kosovës që kërkon diçka më mirë nga ne të gjithë dhe nga Kosova, është një frymë evropiane”, tha Apostolova.

Ajo tha se pikërisht rinia e Kosovës është arsyeja se pse BE-ja vazhdon të investojë në Kosovë dhe me fokus të veçantë në cilësinë e arsimit.

“Kjo është arsyeja se pse BE-ja ka vendosur dhe do vazhdojë të vendosë rininë dhe arsimin si prioritet kryesor. Arsimimi i mirë është çelësi për të siguruar një të ardhme prosperuese. Duam të shohim sistemin arsimor të denjë për potencialin e rinisë që kam takuar”, tha Apostolova.

Apostolova tha se gjithë udhëheqësit duhet të bëjnë të pamundurën që qytetarëve të tyre t’u krijohet një jetë më e mirë në vendin e tyre.

“Asnjë udhëheqës nuk duhet të jetë i kënaqur me një perspektivë ku më të mirët dhe më të zgjuarit duan të largohen. Në vend të kësaj, ata duhet të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre që ata të duan të qëndrojnë në Kosovë. Investimi në arsim, krijim i vendeve të punës, sundim të ligjit dhe zhvillim të qëndrueshëm është rruga e drejtë”, tha ajo.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka uruar Apostolovën dhe gjithë banorët e Evropës për ditën e Evropës duke shpresuar se edhe Kosova se shpejti do të i bashkihet në shtëpinë evropiane edhe pse është gjeografikisht aty.

“Kosova është pjesë e Evropës gjeografikisht, politikisht dhe Kosova me iu bashku juve është synim i yni sepse më shumë investime në Ballkan sjellë mirëqenie dhe prosperitet për qytetërët e Kosovës”, tha Haradinaj.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...