Apple e pranon zyrtarisht “vonimin e veçorive të reja të AI” të Siri

nga D V

“Rindërtimi” i shumëpritur i Apple për Siri me veçori të reja të AI fillimisht u përfol se do të mbërrinte në prill me lëshimin e iOS 18.4.

Por më pas thashethemet e reja treguan se ai do të vonohej përsëri pas asaj pike.

Dhe së fundi, kompania e ka pranuar një gjë të tillë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Në të vërtetë, Siri i ri i pajisur me AI është ende shumë larg, pasi ishte në thelb më i vështirë për t’u zhvilluar nga sa mendonte Apple fillimisht.

Siç thuhet më tej, afati i ri kohor i lëshimit, të paktën zyrtarisht, është “në vitin e ardhshëm”. Jo “në javët e ardhshme”, as “në muajt e ardhshëm”, por “në vitin e ardhshëm”.

Ndërkohë, me lëshimin e iOS 18.4 muajin e ardhshëm, Apple Intelligence (siç është tani) më në fund do të arrijë në BE dhe gjithashtu do të bëhet i disponueshëm në më shumë gjuhë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More