Teknologji

Apple është duke punuar në një iPhone të palosshëm që në rast se dëmtohet vetë-riparohet

Zhurnal Ads

Apple po punon në një iPhone të palosshëm me një ekran “vetë-riparues” për të rregulluar gërvishtjet, sipas raporteve.

Dhe sipas raportimit Apple thotë se telefoni në të vërtetë do të riparojë çdo dëm automatikisht, shkruan The Indipendente.

Aftësia “vetë-riparuese” do të rregullojë një nga çështjet më të mëdha që shihet me telefonat aktualë të palosshëm, të cilat mund të dëmtohen shumë shpesh, transmeton Telegrafi.

Patenta Apple u paraqit në fillim të këtij viti, por vetëm sa u bë publike nga Zyra e Patentave dhe Markave të SHBA-së, sipas faqes së internetit të teknologjisë 9to5mac.com.

“Gjatë funksionimit të një pajisje elektronike, shtresa e mbulesës së ekranit mund të gërvishtet”, thotë patenta.

“Për të përmirësuar estetikën e pajisjes elektronike, mund të jetë e nevojshme që gërvishtjeve të minimizohen. Për të ndihmuar në zbutjen e numrit të gërvishtjeve, shtresa e mbulesës së ekranit mund të përfshijë një shtresë të materialit vetë-riparues”, thuhet në deklaratë.

Patenta e Apple sugjeron që riparimi i ekranit të saj do të bëhet përmes përdorimit të nxehtësisë, dritës ose rrymës elektrike.

Postime të ngjashme

Galaxy S21 Ultra vjen me kamerën më të mirë për telefoto ndonjëherë?

S.B.

WhatsApp ju zë shumë hapësirë në telefon? Problemi do të zgjidhet së shpejti

admin

Prej vitesh hakerët janë përpjekur të thyejnë një portofol Bitcoin

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...