Apple ka shtyrë kthimin e punëtorëve në zyrë deri të paktën në janar, duke përmendur rritjen e rasteve me COVID-19

Apple po vonon kthimin në zyrat e korporatave deri në janar për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 dhe varianteve të reja, raportoi Bloomberg News, duke cituar një memorandum të stafit të dërguar të enjten.

 

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, stafi pritet të punojë në zyrë të paktën tre ditë në javë, me mundësi për punë në distancë të mërkurën dhe të premten, thuhet në memorandum, sipas Bloomberg.

Prodhuesi i iPhone i tha stafit se do të konfirmonte afatin kohor të rihapjes një muaj para se punonjësve t’u kërkohet të kthehen në zyrë, shtohet raporti.

Një lajm i tillë vjen pasi më parë ishte thënë se i gjithë stafi i korporatës do të duhej të kthehej deri në tetor.

Sidoqoftë, disa kompani, si Twitter dhe Facebook, i kanë thënë stafit se mund të punojnë nga shtëpia pafundësisht. 

Related posts

Kryediplomatët e Kinës dhe ShBA-së zhvillojnë bisedime për Afganistanin e marrëdhëniet dypalëshe

Z H

Policia italiane shkatërron rrjetin që ofronte pasaporta false vaksinimi

R Zh

Kryeministri i përkohshëm i Haitit tërhiqet nga lufta për pushtet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More