Agjencia Zhurnal.mk

Apple konfirmon vrimën e sigurisë në të gjithë telefonat iPhone

Kompania Apple ka konfirmuar një vrimë sigurie, e cila prek pothuajse të gjithë llojet e telefonave Iphone.
Pas publikimit të raportit nga firma e sigurisë ZecOps, sipas të cilit çdo iPhone me versionin e iOS 6 apo edhe më të ri, është i cenueshëm nga sulmet në distancë, tani edhe kompania Apple ka konfirmuar që ky problem është i vërtetë, raporton Forbes.
ZecOps ka zbuluar një të metë të madhe sa i përket sigurisë së telefonave iPhone. Kjo e metë është në aplikacionin e mesazheve elektronike iOS të Apple, që lejon që një sulmues ta infektojë iPhone-in nga distanca dhe të ketë kontroll në mesazhe. ZecOps ka zbuluar se sulmet janë më të lehta të bëhen në iOS 13, se sa në versionet e mëhershme të iOS-së. Për shembull, ZecOps ka shpjeguar se me iOS 12, sulmuesi i kërkon përdoruesit të iPhones që ta hapë një email me virus. Por, me iOS13, sulmi mund të ndodhë edhe pa pranuar ndonjë email, por vetëm kur është i hapur aplikacioni i mesazheve në sfond.
Lajmi i mirë është që Apple ka konfirmuar për Vice se ka arritur të bëjë ndryshime në versionin e fundit të iOS 13.4.5 beta dhe pritet që kompania ta lansojë këtë version, transmeton Koha.
Deri sa kompania ta bëjë lansimin e iOS 13.4.5, ZecOps tregon se mënyra që ju të jeni të sigurt është që ta hiqni aplikacionin e mesazheve elektronike dhe ta përdorni një aplikacion të palës së tretë. Gjithashtu, ZecOps ka zbuluar se sulmet nuk mund të ndodhin në Outlook dhe Gmail.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...