Teknologji

Apple njeh kufijtë e Kosovës, e vendos në hartë

Zhurnal Ads

Kosova më në fund ka arritur të futet në hartat e Apple.

Zërit të studentes shqiptare në Londër, Megi Cara, iu janë bashkangjitur plot 197,175 të tjerë të cilët përmes nënshkrimit të peticionit “Put Kosovo on Apple Maps”, kanë arritur ta bëjnë Kosovën pjesë të Apple.

Është vetë Cara e cila ka shkruar në platformën online “Change”, duke dhënë lajmin e mirë.

“Fitore! Bashkimi bën fuqinë! Jam shumë krenare të them se Koosva është futur në Hartat e Apple”, ka shkruar ajo.

Jo vetëm qytetarë, në ngritjen e kësaj çështjeje u inkuadruan edhe figura publike. Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha janë shqiptaret me famë botërore që i dhanë zë.

E fushatës i ishin bashkuar edhe politikanët. Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, Ministria e MPJ, Meliza Haradinaj-Stublla, ministri Genc Cakaj, qenë ndër ata të cilët i kërkuan Apple të marrë masat për vendosjen e kufijve të Kosovës në hartat e saj.

Postime të ngjashme

Moto E7 në Evropë me specifika të mira dhe çmim tejet të lirë!

S.B.

TikTok i kundërpërgjigjet Trump, pasi paralajmëroi ndalimin në SHBA

admin

DOJ: Google i pagoi rivalit Apple deri në 12 miliardë dollarë me marrëveshje për motorin e kërkimit

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...