Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Apple planifikon ta shfrytëzojë MacBookun për të mbushur pa kabllo pajisjet tjera

Apple ka siguruar dy patenta të cilat përshkruajnë mbushjen pa kabllo të pajisjeve të saj. Patentat tregojnë se si një MacBook mund të mbushë pajisje të ndryshme, përfshirë iPhonen, iPadin dhe orën e mençur.

Siç raporton “9to5Mac”, patenta tregon se pajisjet iOS mund të mbushen pa pasur nevojë për kabllo fare. Për këtë mund të shfrytëzohen hapësira të caktuara në laptopin e famshëm të kompanisë.

Problemi i vetëm konsiderohet se nëse mbushen pajisjet, shpejt laptopi – si pajisja bazë – do të mbetet pa bateri. Patenta specifikon se për secilën pajisje që mundësohet mbushja, do të ketë hapësira të caktuara.

S’dihet kur një gjë e tillë do të jetë në dispozicion për përdoruesit e pajisjeve Apple.

Postime të ngjashme

Facebook nënshkruan marrëveshje me tri firma të tjera mediale në Australi

S.B.

Facebook-u premton 1 miliard dollarë investime për gazetarinë

S.B.

Është sikur të jesh atje: Sony po punon në një pajisje të re

S.B.

Të burgosurit në Arizona duhet të qëndrojnë në burg më gjatë për shkak të defekteve në softuer

S.B.

Elon Musk ndryshon foton e profilit në Twitter dhe ka ngjallur një debat të madh në internet

S.B.

Catherine Chen nga Huawei: Besoni në fuqinë e teknologjisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...