Teknologji

Apple planifikon t’i thotë lamtumirë iPhone XR, iPhone 11 do të jetë më i lirë tashmë

Zhurnal Ads

Apple është duke u thënë lamtumirë modeleve të vjetra të iPhone dhe duke e ulur çmimin e iPhone 11.

Apple do të zbulojë gjeneratën e fundit të iPhone-ve në vjeshtë.

Për shkak të pandemisë, prezantimi me siguri nuk do të zhvillohet në shtator si zakonisht, por në tetor, transmeton Telegrafi.

Njëkohësisht me lançimin e iPhone 12, kompania do të thotë lamtumirë për disa modele të vjetra dhe të planifikojë një ulje të çmimeve.

Të paktën kështu thotë një shkrim në Twitter nga iAppleTimes.

Prandaj, nisja e iPhone 12 duhet të paralajmërojë fundin e modeleve iPhone XR dhe iPhone 11 Pro.

Për më tepër, iPhone 11 i rregullt do të ketë një ulje çmimi prej 150 dollarë dhe tash do të kushtojë vetëm 549 dollarë në të ardhmen.

Versioni 64 GB i iPhone 11 aktualisht kushton 799 euro në Evropë. Në të ardhmen, ai mund të shitet me një çmim midis 600 dhe 700 eurove.

Postime të ngjashme

​Misioni i NASA-s aterron sonte në asteroidin Bennu

admin

Franca starton epokën 5G: ia nis me 500 antena provë

S.B.

Tani mund të raportoni nëse dikush ka ripublikuar përmbajtjet tuaja në Facebook dhe Instagram

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...