Agjencia Zhurnal.mk

Apple prezanton iPhone Xs dhe Xs Max të riparuar nga kompania, kushtojnë më lirë se versionet e reja

Apple shtoi modelet e vitit 2018, iPhone Xs dhe Xs Max, në programin e tyre të pajisjeve të riparuara.

Kjo në thelb do të thotë që ju do të keni mundësi të bleni një njësi, të riparuar zyrtarisht nga Apple, me një çmim më të ulët se një telefon i ri i këtyre modeleve.

Një iPhone Xs i riparuar fillon në 699 dollarë me 64 GB hapësirë ruajtjeje dhe shkon deri në 999 dollarë për modelin me 512 GB.

iPhone Xs Max, do t’ju kushtoj 799 dollarë për modelin 64 GB, 929 dollarë për variantin 256 GB dhe 1.099 dollarë për versionin 512GB, transmeton Telegrafi. Këto modele të riparuara vijnë me një bateri dhe mbështjellës të reja, janë të paketuara në një kuti të re të kompletuar me të gjitha aksesorët, kështu që ju në thelb merrni një telefon të ri, të inspektuar dhe testuar zyrtarisht nga Apple.

Kurseni diku midis 300 dhe 350 dollarë, në krahasim me çmimin e një të telefoni të ri.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...