Teknologji

Apple pritet të lansojë iPhonet e rinj më 15 shtator

Zhurnal Ads

Gjiganti i teknologjisë Apple njoftoi se lansimi i serive të reja të iPhone do të bëhet më 15 shtator.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kompania lanson kryesisht produktet e reja në qytetin Cupertino të Kalifornisë, mirëpo për shkak të situatës aktuale të pandemisë, ceremonia do të mbahet ‘online’.

Është e mundur që Apple të zbulojë prodhimet e Apple Watch Series 6, si dhe produktet e tjera.

Ngjarja pritet të fillojë në ora 10:00, derisa ka të ngjarë që ceremonia të transmetohet drejtpërdrejt përmes platformës ‘online’.

Apple do të lansojë katër iPhone të rinj këtë vit, duke përfshirë dy modele “të rregullta” të iPhone 12 dhe dy modele iPhone 12 Pro, me dizajne të reja.

Dizajni i ri do të jetë i ngjashëm me iPhone 4 të vitit 2010, sipas analistit Ming-Chi Kuo.

Një model i një ekrani do të jetë me 13.7 centimetra; dy modele me ekrane prej 15.4 centimetra dhe pajisja tjetër më e madhe me një ekran prej 17 centimetrave. Kuo thekson se pajisjet nuk do të përmbajnë kufje ose karikues në kuti.

Ndërkohë, Bloomberg raportoi në muajin prill se modelet e iPhone 12 Pro do të kenë tre kamera me një sensor të ri 3D. Ky sensor filloi për herë të parë në modelet më të fundit të iPad Pro.

Postime të ngjashme

Jo-zyrtare: Kjo është pamja e parë e prezantuar e Pixel 5 aktual!

admin

Mësohet data e para-porositjes së PlayStation 5

admin

FBI alarmon për përgjimet përmes zileve-spiunë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...