Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Apple redukton komisionet e App Store

Apple filloi të aplikojë komisionet më të ulëta për bizneset e vogla. Paralajmëruar një muaj më parë, Apple tha se do të reduktonte komisionet e App Store nga 30% në 15% për bizneset të cilat gjenerojnë më pak se 1 milionë dollarë në App Store.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Programi duhej të implementohej duke filluar nga 1 Janari 2021 por Apple ka vendosur të ecë më herët me planet.

Që në ditët e para të App Store, Apple ka tarifuar 30% komision për blerjet brenda aplikacioneve por shumë zhvillues dhe kompani kanë qenë të pakënaqur. Një prej tyre, Epic vendosi të lançonte sistemin e vet të pagesave për të shmangur komisionet e App Store çka bëri që Apple ta përjashtonte nga dyqani i aplikacioneve.

Kompania në fjalë por edhe emra të njohur të industrisë si Facebook kanë kritikuar Apple për komisionet.

Kur kompania prezantoi programin, Apple tha se pjesa më e madhe e zhvilluesve të platformës do të përfitojë, dhe është një shans për individët e kompanitë e vogla të cilët duan të gjenerojnë fitime për të përmbushur nevojat e konsumatorëve me shërbimin që ofrojnë. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

WhatsApp jashtë funksionimit në këto modele iPhone

T E

Ankohen autoritetet kineze: Jemi 30 vjet larg zhvillimeve teknologjike

S.B.

Xiaomi patenton një lloj të ri të kamerës selfie

S.B.

Ky është postimi i parë në Twitter, për ta blerë atë janë ofruar 2.5 milionë dollarë

S.B.

A është ky një nga Androidet më të mirë për vitin 2021?

S.B.

Thashethemet e çuditshme po qarkullojnë në internet: Jo, Elon Musk nuk ka vdekur

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...