Agjencia Zhurnal.mk
Teknologji

Apple redukton komisionin për krijuesit e aplikacioneve iOS

Programi hyn në fuqi duke filluar nga 1 Janari 2021. Zhvilluesve do tu kërkohet të aplikojnë për programin dhe Apple thotë se do të ofrojë më shumë informacion gjatë muajit Dhjetor.

Ditën e Mërkure Apple njoftoi se do të reduktonte komisionin për krijuesit e aplikacioneve iOS të cilët gjenerojnë të ardhura përmes App Store.

I quajtur Programi i Bizneseve të Vogla, secili prej krijuesve të aplikacioneve që gjeneron më pak se 1 milionë dollarë shitje në vit, do të paguajë vetëm 15% komision ose gjysmën e saj që Apple ka aplikuar prej vitesh prej 30%.

Kompania thotë se pjesa më e madhe e krijuesve të aplikacioneve iOS mund të bëhen pjesë e programit por Apple nuk dha shifra sesa përqind e 28 milionë zhvilluesve të regjistruar kualifikohen si pjesë e programit.

App Store është një prej bizneseve kryesore të Apple krahas iPhone dhe shtylla kryesore e strategjisë së kompanisë për tu zhvendosur nga shitja e produkteve drejt shërbimeve dixhitale.

Programi hyn në fuqi duke filluar nga 1 Janari 2021. Zhvilluesve do tu kërkohet të aplikojnë për programin dhe Apple thotë se do të ofrojë më shumë informacion gjatë muajit Dhjetor.

Kompania do të vlerësojë ecurinë e shitjeve të bizneseve gjatë 2020-ës për të përcaktuar se kush mund të bëhet pjesë. Nëse gjatë 2021 një krijues aplikacionesh kalon 1 milionë dollarë shitje, do të hiqet automatikisht nga programi dhe të aplikohet komisioni 30%. E njëjta ndodh nëse zhvilluesit bie nën 1 milionë dollarë. /PCWorld Albanian

Postime të ngjashme

Gmail pësoi ndryshime madhore

Lea Muslija

Gjermania ka një kompjuter kuantik, Merkel e quan atë një “mrekulli”

Lea Muslija

WhatsApp sjell dy ndryshime në reja në aplikacion, ja për çfarë bëhet fjalë

Dafina Vidishiqi

Microsoft njofton datën kur do t’i jep fund mbështetjes për Windows 10

Dafina Vidishiqi

Samsung hyn në Evropë me marrëveshjen me rrjetin 5G të Vodafone në Britani

Lea Muslija

Panel diskutim për teknologjinë 5G

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...