Shkup, 21 mars – Ikja nga Maqedonia e Veriut nuk po njeh moshë e profesion, të rijnë e të moshuar, me ose pa profesione po zgjedhin rrugën e njëjtë atë drejtë Gjermanisë. Së fundmi që është shqetësuese janë shifrat e larta të mjekëve që po e lëshojnë vendin. Aq shumë mjekë janë larguar nga vendi, saqë në Gjermani kanë formuar shoqatën e tyre. Ata kanë për qëllimi që përmes bashkëpunimit, të lehtësojnë procesin e punës. Themeluese e shoqatës në Nunberg të Gjermanisë është, Hristina Vllahçeska, e cila fton sa më shumë mjekë ti bashkëngjiten shoqatës së sapoformuar. Mungesa e kapaciteteve mjekësore në përballje me situatën e paparishikueshme siç ishte ajo e kovid19 nuk ishte mungesë e rastësishme por si pasojë e ikjes graduale e në heshtje, shkruan Zhurnal.
Formohet shoqatë e mjekëve nga Maqedonia në Gjermani –
Aq shumë mjekë janë larguar nga vendi, sa që në Gjermani kanë formuar shoqatën e tyre. Ata kanë për qëllimi që përmes bashkëpunimit, të lehtësojnë procesin e punës.
Themeluese e shoqatës në Ninberg është, Hristina Vllahçeska, e cila fton sa më shumë mjekë ti bashkëngjiten shoqatës së sapoformuar. Që të këmbejnë njohuri dhe përvoja, kanë plan që të Organizojnë Kongres në RMV dhe në Gjermani.
“Ideja ishte spontane dhe doli nga fakti që nga shteti jonë për fat të keq po shpërngulen shumë kolegë. Qëllimi është se mes shumë mjekëve që gjenden këtu në Gjermani të kemi kontakte dhe komunikime më të lehta, këshilla, migrim nga një qytet në një qytet tjetër, ndërrim i vendit të punës” – tha Hristina Vllahçeska, themeluese e shoqatës në Gjermani.
Ajo nuk dëshiron të flasë për shkaqet personale për largimin nga RMV, por thekson se gjërat megjithatë janë të qarta për ikjet nga vendi.
“Procesi i mundimshëm dhe pothuajse pamundësia për tu punësuar në institucion shëndetësor publik pa qenë i orientuar politikisht janë ndër shkaqet. Vijon specializimi privat, dhënia e provimit të specializimit dhe papaunësia”, deklaroi Hristina Vllahçeska.
Mes tjerash ajo thekson se do të kthehej në RMV, vetëm nëse do të ishin përmirësuar gjendja e funksionimit të shtetit.
Çfarë është bërë për të ndalë ikjen e mjekëve?
Si duket në vendin tonë çdoherë ka diagnostikim të problemeve dhe dukurive të dëmshme, por që rrallë herë apo asnjëherë nuk merren masa parandaluese ose të paktën kurim i i problemeve shqetësuese. Në rastin në fjalë për të ndalë ikjen e mjekëve nuk është marrë as edhe një masë e vetme konkrete për të parë si përpjekje që ndalon këtë ikje që është shumë e dëmshme për vendin.
Institucioni përgjegjës, Ministria e Shëndetësisë, shpesh e ngrit si çështje problematike dhe shqetësuese por asnjëherë nuk ofron një program apo strategji afatgjate që do të ndalte këtë ikje, pse jo të jetë një strategji e mirë hartuar që edhe ata që kanë ikur të kthehen. Por, është krijuar shprehi e zakonshme që në vend të veprimit përfundon gjithçka vetëm me diskutim verbal ose në letër e asgjë në vepër.
Ministria e Shëndetësisë në koordinim me institucionet tjera duhet tu mundësojë mjekëve të rijnë specializimin e tyre në fushat përkatëse me shumë të ulëta por edhe atyre mjekëve që nuk kanë libreza partiake. Në këtë formë të plotësohet edhe deficiti i specialistëve në fusha më specifike si, anesteziologët, infektologët, urologët, e të tjera. Pagat që marrin mjekët në këtë vend janë fyese deh nënvlerësuese të mundit të tyre përgjatë studimeve dhe duke zgjedhë profesionin i cili në vete ngërthen edhe mision human.
Stimulimi dhe motivimi i studentëve të studiojnë mjekësi dhe të vazhdojnë specializimin e tyre duke ju garantuar punë që vlerësohet financiarisht dhe moralisht, pasi pothuajse nuk kalon një muaj pa u rrahë ndonjë mjek brenda vendit në ndonjë spital. Siguria fizike, stabiliteti ekonomik, përkrahja shtetërore për specializim janë masat kryesore që duhet të ndërmerren nga institucionet përgjegjëse për të ndalë ikjen e mjekëve. Pra, duhet me urgjencë të rrisin pagat e punonjësve shëndetësor më e rëndësishme se rritja e pagave për punonjësit shëndetësor është edhe rritja e buxhetit në përgjithësi për shëndetësinë dhe krijimi i kushteve nëpër spitalet publike.
Ikja e të gjithë qytetarëve pavarësisht profesionit apo moshës së tyre prodhon pasoja të pashlyeshme në vendin tonë, posaçërisht për qytetarët që veçmë kanë nda mendjen për të qëndruar në vend. Por, kur flasim për një ikje të tillë që është kaq e madhe e profesionistëve shëndetësor kjo ndikon në kualitetin e shërbimeve të institucioneve shëndetësore sidomos publike. Mungesa e mjekëve dhe specialisteve në fushat përkatëse krijon kaos në sistemin shëndetësor, sepse qytetarët sidomos të moshuarit përballen me probleme shëndetësore që kërkojnë përkujdesje të vazhdueshme.
Pasojat e ikjes së mjekëve më së mirë u kuptuar gjatë krizës pandemike, ku i gjithë vendi hyri në një krizë dhe u zu në befasi pa pas kapacitete të mjaftueshme për të menaxhuar me situatën e krijuar. Qytetarët në hallë kërkonin ndihmë spitalet në hallë kërkonin mjekë e infektologë, e kjo mungesë mbase nuk ishte e rastësishme por si pasojë e ikjes graduale të mjekëve që po e bëjnë në heshtje sepse e dinë që edhe po krijuan zhurmë nuk dëgjohen sërish. /Zhurnal.mk