Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Arafat Shabani: Nuk mund të detyrojmë mësimdhënësit të vaksinohen

Shkup, 23 qershor – Tani për tani nuk ka mekanizma, as udhëzime për vaksinim të kuadrit mësimor të cilët deri tani nuk janë vaksinuar, as si do të realizohet mësimi në vitin e ri shkollor, deklaroi zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Arafat Shabani duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve gjatë vizitës së internatit të Gostivarit, për atë nëse vaksinimi i mësimdhënësve do të caktohet për vitin e ri shkollor.

Zëvendësministri Shabani sqaroi se MASH nuk ka shifër të saktë të mësimdhënësve të pavaksinuar dhe rivaksinuar dhe të atyre që kanë refuzuar.

“Mënyra e mësimit realizohet sipas udhëzimeve që i marrim nga institucionet dhe trupat shëndetësor kompetent, kryesisht nga Komisioni për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse. Prioritet ishin mësimdhënësit e edukatës fizike, ndërsa për të tjerët në koordinim me autoritetet shëndetësore, të cilët japin udhëzime për termine gjatë vaksinimit. Për momentin nuk ka mekanizëm ose fushatë për ngritje të vetëdijes te ato mësimdhënës, të cilët në shtator duhet të përfshihen në procesin e rregullt me pjesëmarrje fizike në mësim. Ne nuk mund t’i detyrojmë të vaksinohen”, tha Shabani.

Ai potencon se MASH është në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe vazhdon të dorëzojë lista dhe të dhëna për grupet e sistemit edukativo-arsimor.

Jehona për vaksinim në shkollën e Gostivarit deri tani është e pjesshme gjithashtu edhe në kopshte. Sipas paralajmërimeve të MASH, ekziston optimizëm për prani fizike të mësimit në vitin e ri shkollor.

Postime të ngjashme

Taseva: Nuk i bënë mirë shtetit fshehja e korrupsionit

D V

Rimëkëmbja ekonomike e Maqedonisë vështirë të arrihet pa punësime të reja

D V

Kasami merr përkrahjen e kreut të organizatës më të madhe botërore të pushtetit lokal?!

D V

Nesër në mesditë vazhdon debate i përgjithshëm kuvendor për ribalancin Buxhetit

D V

Fasadat barok dhe “Shkupi 2014” e defokuson debatin për ribalancin e Buxhetit

D V

Qeveria ka debatuar për reformat për autonomi më të madhe financiare të komunave

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...