Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Arben Vita demanton lajmin për anulimin e vaksinave Pfizer

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në një konferencë për media ka njoftuar se lajmi i publikuar për anulimin e vaksinave Pfizer është i pavërtetë.

Vitia ka deklaruar se një lajm i tillë dëmton procesin e negocimit të vaksinave antiCOVID.“Sot në vend të një konferencë për të treguar për masat e reja, më duhet të flas për një lajm të pavërtetë, i cili është i dëmshëm për procesin e vaksinave. Lajmi i publikuar në Gazetën Insajder është i pavërtetë, i dëmshëm dhe dashakeq”, tha ai.

Ministri u shpreh se tashmë është themeluar komisioni për negocimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe se janë duke punuar në sigurimin e vaksinave. Gjithashtu, ai tha se nuk mund të jap detaje tjera pasi që të dhënat janë konfidenciale.

“Ata që kanë publikuar të dhënat për sigurimin e vaksinave kanë rrezikuar sigurimin e tyre, e po ashtu shëndetin e qytetarëve. Ftojmë Prokurorinë e Shtetit të veprojë dhe të mbrojë interesat e qytetarëve”, shtoi Vitia.

Ndryshe, gjatë ditës është raportuar se ministri Arben Vitia nuk ka nënshkruar kontratë me kompaninë Pfizer dhe BioNtech, ku sipas tyre, e gjithë puna për furnizim me vaksina është kryer dhe duhej vetëm që Vitia të nënshkruante kontratën të cilën nuk e ka bërë. Si pasojë e kësaj, furnizimi me vaksina do të shtyhet deri në shtator.

Postime të ngjashme

Ambasadori Gjerman në Kosovë: Skenat e sotme në Kuvend janë të papranueshme

N E

Diplomati Agim Nesho: Ndryshimi i kufijve në Ballkan është interes direkt i Serbisë

N E

Ilir Meta: Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me BE-në

N E

Lumir Abdixhiku: Nuk besoj se Donika Gërvalla ka dërguar dosje në Prokurorinë Speciale

N E

Faton Peci: Memli Krasniqi më tha hajde në holl të bëjë llom

N E

Lumir Abdixhiku për Vetëvedsosjen: S’kanë kapacitete për të bërë gjërat që kanë premtuar se do t’i bëjnë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...