Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Arben Vitia: “Negociatat me kompanitë prodhuese po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur” arrijnë në maj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se negociata me kompanitë prodhuese të vaksinave kundër Covid -19, janë duke vazhduar, duke thënë se janë në rrugën e drejtë, raporton Ekonomia Online.“Negociatat me kompanitë prodhuese po vazhdojnë dhe janë në rrugën e duhur. Nga muaji maj do të të intensifikohet me arritjen e vaksinave të reja. Situata para 7 prillit ka qenë e papranueshme. Fatkeqësisht kishim qasje të injorimit të virusit. Mbi të gjitha tani kemi prioritet shëndetin publik. Duke pasur faktor ne kemi marr vendim që të heqim masat e kufizimet, po heqim pjesërisht kufizimet por po shtojmë udhëzimet. Përball virusit kemi shumë pak zgjedhje, ose respektim të udhëzimet ose vendosje të masave. Mbikëqyrja duhet të jetë më e madhe në këto ambiente si gastronomia dhe qendra tregtare”, tha ai.Tutje, Vitia tha se Komisioni për negocim në Ministrinë e Shëndetësisë është duke punuar intensivisht për të siguruar sa më shpejt kontingjentin e dytë të vaksinave anti-Covid.

“Komisioni për negocim në MSH po negocion me agjencinë e aprovuara të BE-së dhe ShBA-së, për të siguruar sa më shpejt dhe sa më shumë. Shumë mund të bëhej në kohën e duhur, por ajo kohë ka shkuar dhe duhet të fokusohemi drejt të ardhmes. Duhet të gjejmë mirëkuptim në temën e vaksinave, dhe informatat e rrejshme mund të ndikojnë. Shkelja e konfidencialiteti rrezikon negociata dhe shëndetin publik të qytetarëve. Jam i vetëdijshëm që shumë jam duke kërkuar pasi kemi pritur shumë. Çdo veprim i imi është në përputhje të plotë me Ligjin. Siç e thash edhe në konferencën e së premtes që unë nuk mund të jap informata pasi është pjesë e konfidencialiteti. Informatat e lëshuar nga mediet nuk janë të vërteta. Thirrja ime për Prokurorin ndaj personave që kanë pasur informata, ka qenë detyrim i imi pasi ka rrezikuar negociata nuk ka qenë cenim i medies. Ne do të përkrahim gazetarinë”, u shpreh ai.

Postime të ngjashme

Mbyllet një biznes dhe dënohen 23 të tjera për mosrespektim të masave antiCovid-19

S.B.

Pas tollovisë së sotme, policia vendos rrethoja të hekurta në oborrin e sallës “1 Tetori”

S.B.

Deputeti i VV-së: Marshi në solidaritet me popullin palestinez nuk dëmton raportet me Izraelin

S.B.

Ambasadorja e Kosovës në Izrael: Kosovarët në Izrael janë të sigurtë

S.B.

Reagon Vetëvendosje pas tollovisë për vaksinat: MSH-ja publikoi dje orarin

S.B.

Nis marshi në solidaritet me popullin palestinez

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...