Agjencia Zhurnal.mk

Arbër Hajdari nga ‘Fundjavë ndryshe’ nesër ndihmon jetimët nga Gradeci

Gostivar, 18 nëntor – Katër fëmijë nga fshati Gradec kërkojnë ndihmën e bamirësve në këtë dimët të ftohtë pasiqë ata kanë mbetur edhe të paregjistruar si shtetas të RMV-së sepse kanë humbur prindërit që në moshë shumë të vogël.

 “Kërkojmë ndihmë për ushqim për të siguruar kafshatën e gojës dhe një shtëpi të vogël sepse në këtë kohë kur ndryshojnë stinët përballemi me të ftohtin dhe nuk kemi mundësi ku të vendosemi”, theksojnë nga kjo familje.

Ndërkohë që në drejtim të Gostivarit nesër pritet të udhëtojë Arbër Hajdari nga fondacioni ‘Fundjavë ndryshe’ që pritet të ndihmojë këto katër jetim të cilët nuk kanë edhe strehën e ngrohtë në këto ditë të ftohta.

“Nesër në drejtim të Gostivarit, për ti ardhur në ndihmë 4 fëmijëve jetimë, të pastrehë!”, ka shkruar kështu Hajdari.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...