Arbër Hoxha pas triumfit historik: Ky sukses është për gjithë shqiptarët në botë

nga D. V.

Arbër Hoxha ka reaguar pas fitores 0-1 që Shqipëria arriti në transfertë ndaj Andorrës, një triumf i rëndësishëm për objektivat e kuqezinjve në kualifikueset e Botërorit 2026.

Në prononcimin për “DigitAlb”, mesfushori u shpreh se sfida ishte më e vështirë nga sa pritej, por ekipi arriti të reagojë në kohë:

“Ishte një ndeshje e vështirë, e dinim që Andorra do të luante kështu. Për fat të mirë, në pjesën e dytë e ndryshuam impaktin e lojës dhe morëm 3 pikët,” tha Hoxha.

Ai u ndal edhe te forma e tij dhe dëshira për të qenë titullar në ndeshjet vendimtare:

“Gjithmonë është kënaqësi të jem këtu. Trajneri vendos sa do të luaj. Unë jam gati, te klubi luaj çdo tre ditë dhe kam ritmin e lojës. Normalisht, do të doja të isha edhe ndaj Anglisë.”

Mesfushori shtoi se fitoren ia dedikon tifozëve shqiptarë kudo në botë:

“Ia dedikoj këtë sukses gjithë shqiptarëve anembanë botës dhe atyre që kishin marrë rrugë të largët për të qenë sot në stadium,”përfundoi Hoxha.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More