19 C
Skopje
29/10/2020
Maqedoni

Arbër Isaku zgjidhet zëvendëskryetar i Këshillit të prokurorëve

Shkup, 25 shtator – Prokurori Arbër Isaku do të jetë zëvendëskryetar i Këshillit të prokurorëve publikë në dy vitet e ardhshme. Vendimi për zgjedhje të zëvendëskryetarit të Republikës së Maqedonisë së Veriut u soll dje me shumicë të votave. Isaku do të vijë në vendin e zëvendëskryetarit të deritanishëm, Mexhit Jusufi.

Në bazë të dispozitave të Ligjit për këshillin e prokurorëve publikë, mandati i kryetarit dhe zëvendëskryetarit të PTHP të RMV-së është dy vite, pa të drejtë rizgjedhjeje. Njëherit, Isaku këtë funksion e kreu edhe në periudhën prej vitit 2016 deri në vitin 2018.

Isaku, prej 01.06.2004 ishte përkthyes gjyqësor në Gjykatën themelore Tetovë. Prej 18.06.2009 deri më 22.12.2009 këshilltar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë. Prej 23.12.2009 këshilltar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Më 01.05.2016 u zgjodh anëtar i Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë. Më 22.09.2016 u zgjodh zëvendëskryetar i Këshillit të prokurorëve publikë të Republikës së Maqedonisë.

Related posts

Karakaçanov: Bllokada bullgare për Maqedoninë për në BE do t’i zgjoj politikanët nga ëndërra jugosllave

admin

Nga 23 shtatori kthehen në punë të gjitha grupet e liruara si pasojë e pandemisë

XH.I

SYRIZA i kërkon Micotakis menjëherë të sjellë marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut në Parlament

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Pranoj Më tepër...