Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Archie uron vitin e ri në ‘podcastin’ e prindërve Harry dhe Meghan

Princi i Britanisë së Madhe, Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan, të martën i falënderuan punëtorët esencial si dhe u ofruan kurajë të gjithë njerëzve që kanë vuajtur gjatë pandemisë së vitit 2020, përmes edicionit të parë të ‘podcastit’ të tyre të lansuar në Spotify.

Harry dhe Meghan, të njohur zyrtarisht si Duka dhe Dukesha e Sussexit, e prezantuan këtë episod së bashku si dhe bashkëbiseduan me yje të njohur të botës, si muzikanti Elton John, aktori dhe producenti Tyler Perry, kampionia e tenisit Naomi Osaka dhe të tjerë. Që të gjithë reflektuan mbi vitin që po e lëmë pas, si dhe i shprehën urimet e tyre për vitin e ri.

Gjatë transmetimit 33 minutësh, çifti i falënderoi punëtorët shëndetësorë dhe ata të frontit të parë, për gjithë sakrificat që i kanë bërë gjatë këtij viti sfidues.

“Ne ju themi, pavarësisht të gjitha sfidave që jeta ua sjell, besoni kur ju themi, dashuria fiton gjithmonë”, deklaroi Meghan. “Dashuria gjithmonë triumfon”, shtoi tutje Harry.

‘Podcasti’ i parë i çiftit mbretëror përfundoi me pjesëmarrjen befasuese të djalit 19 muajsh të çiftit, Archie Harrison Mountbatten-Windsor. Me ndihmën e prindërve të tij, Archie u tha gjithë dëgjuesve: “Gëzuar Viti i Ri”.

Duka dhe Dukesha e Sussexit, të cilët në fillim të këtij viti hoqën dorë nga obligimet zyrtare të familjes mbretërore britanike, dhe u zhvendosën për të jetuar në Kaliforni për t’i ikur vëmendjes së publikut dhe mediave, e kanë nënshkruar një marrëveshje ekskluzive dhe disa vjeçare me platformën e njohur Spotify.

Përveç marrëveshjes me Spotify, Harry dhe Meghan, e kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi edhe me platformën digjitale Netflix.

Postime të ngjashme

Martohet miliarderja MacKenzie Scott, ish-bashkëshortja e themeluesit të Amazonit

S.B.

Dolce & Gabbana kërkon 600 milionë dollarë nga dy blogerë amerikanë

S.B.

Adelina Emini i kushton këngë të ëmës për 8 Mars

S.B.

Genta Ismajli dhe Fero së shpejti sjellin këngën e re

S.B.

Zbulohen emrat e artistëve pjesëmarrës në “Kënga Magjike 2021”

S.B.

Meghan Markle dhe Princi Harry zbulojnë se janë në pritje të një vajze

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...