Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Temë TOP LAJM

Ardhja e Varheji dhe Sillva drita në fund të tunelit eurointegrues, vijnë me propozim për Shkupin dhe Sofjen

Shkup, 20 maj – Zhurnal – Ardhja e eurokomisarit për Zgjerim, Oliver Varheji dhe ministrit të Jatëm  portugez Augusto Santos Silva në Sofje dhe në Shkup përjetohet si drita në fund të tunelit eurointegrues të Maqëdonisë së Veriut pasi me vete sjellin një propozim i cili mund të  zhbllokoj veton bullgare, e cila mban pezull mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare për çelje të negociatave me BE-së.

Minitri i Jashtëm, Bujar Osmani thotë se ekziston një angazhim serioz proaktiv i presidencës portugeze me BE-në, një përpjekje serioze për të kapërcyer mosmarrëveshjet midis Shkupit dhe Sofjes, ndërsa nuk fsheh pritjet se dy mysafirët e lartë evropian do të dalin me ide konkrete si të kapërcehet kjo bllokadë dhe të rivendoset besimi midis dy palëve.

Shpresat e Shkupit zyrtar mbështeten te shqetësimi i qarqeve në Bruksel për të cilët vazhdimi I bllokadës mund të bëjë që procesi të mbetet i bllokuar për një kohë të gjatë që mund të ndikojë negativisht mbi stabilitetin e demokracive të brishta në shtetet e Ballkanit Perendimor.

Nuk janë vetëm zyrtarët evropian që druajnë nga ngecja e këtij rajoni në rrugëtimin evropian, sepse tashmë alarmin e kanë dhënë edhe forcat proevropiane sipas të cilave status kuo-në  mund ta shfrytëzojnë Rusia dhe Kina për të shtrirë ndikimin.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ditë më parë I tha portalit të specializuar për çështjet e BE-së, Politico se dështimi për të filluar negociatat do të prekë jo vetëm Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe rajonin e gjerë të Ballkanit Perëndimor.

Kjo sipastij, do të lë më shumë hapësirë për forcat tjera, veçanërisht për Rusinë dhe Kinën.

Mëngjesin e sotëm, Zaev në një paraqitje televizive tha se se në takimet që ka pasur ditëve të kaluara me liderët e vendeve të BE-së, ka biseduar për perspektivat e Ballkanit Perendimor, dhe të gjithë janë të vetëdijshëm se asnjë vend nuk ka pritur aq gjatë sa Shkupi që pret çeljen e datës për 16 vite.

Ai mbetet optimist se në përiudhën e ardhëshme të kryesimit portugez me BE-në do të bëhen hapa drejt mbajtjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare në fund të qershorit.

Kreu i qeverisë tha se Brukseli tashmë është i njoftuar me vijat e kuqe nga të cilat vendi nuk lëvizë, siç janë gjuha dhe identiteti.

Ndryshe nesër në mëngjes, Varheji dhe Santosh do të jenë në Sofje ku do të takohen me presidentin bullgar, Rumen Radev, si dhe me kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të qeverisë teknike.

Pasdite, krerët e BE-së do të nisen për në Shkup ku do të takohen me presidentin Stevo Pendarovski, kryeministrin Zoran Zaev dhe me ministrin e Punëve të Jashtme dhe me zëvendëskryeministrin për Çështje Evropiane, Osmani dhe Dimitrov.

Nëse vendet anëtare të BE-së arrijnë një marrëveshje deri më 22 qershor për Maqedoninë e Veriut dhe nëse korniza negociuese e kënaq edhe palën maqedonase, Konferenca e parë ndërqeveritare mund të mbahet midis 22 dhe 30 qershorit të këtij viti.

Postime të ngjashme

“Ndërpreja e lëshimit të dokumenteve personale është shkelje e të drejtës së qytetarit”

Bekim Laçi

Galovej dhe Silvestri: Pavarësisht pengesave, agjenda e BE-së duhet të vazhdojë

Zekirija Haxhiu

Bislimovski: KRRE para një viti ofroi zvogëlim të TVSH-së për energjinë elektrike

Zekirija Haxhiu

Hollshtajn: BE-ja duhet të mbajë premtimin dhe të thotë: Ju reflektuat, ne reflektojmë!

Zekirija Haxhiu

Várhelyi mban gjallë shpresat e Shkupit dhe Tiranës, presidenca sllovene ka prioritet negociatat

Bekim Laçi

Shtyhet seanca për rastin “I fuqishmi”

Zekirija Haxhiu

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...