Agjencia Zhurnal.mk

Ardian Bujupi sjell klipin e ri “Reggaeton”

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar prej ditësh, këngëtari Ardian Bujupi ka publikuar këngën e tij më të re.

“Reggaeton” titullohet kënga e tij më e re, e cila edhe nga titulli nënkuptohet se i përket zhanrit ‘reggaeton’.

Muzika është realizuar nga producenti Maxe në Gjermani, gjersa tekstin e ka shkruar vet Ardiani.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, i cili vjen me një frymë verore dhe me shumë ngjyra.

Xhirimet e klipit janë kryer në Amsterdam të Holandës dhe regjisor i projektit është Leeroy.

Ardian Bujupi është shumë aktiv me projekte të shumta muzikore, të cilat priten gjithmonë mirë nga publiku shqiptar dhe ai gjerman.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...