Shkup, 25 prill – Artan Grubi i shoqëruar nga pjesëtarë tjerë të Frontit Evropian sot u paraqitën në konferencë për shtyp para komunës së Çairit me valixhe.
Grubi tha se valixhja është për opozitën shqiptare, nga e cila kërkoi që të deponojnë dorëheqjet.
“Tani merre valixhen edhe ec te shtëpia. Valixhja është kështu e vogël, se kaq janë të vogla punët e tyre, por siç tha edhe Skender Rexhepi-Zejdi, le ta mbajnë fjalën njëherë në jetën e tyre dhe le të dorëhiqen ashtu siç thanë, le të bëhen burra, le ta mbajnë fjalën, le ta marrin këtë valixhe, po ua lëmë bakshish dhe le të shkojnë në shtëpi”, tha mes tjerash Grubi.
Pasi Artan Grubi u shfaq para komunës së Çairit me valixhe dhe kërkoi që funksionarët e opozitës shqiptare të japin dorëheqje nga funksionet që bartin, ka reaguar kryetari i komunës së Çairit që vjen nga VLEN. Ganiu shkruan:
“Artan, terapinë po ta shkruan dr.Arbeni, e merr në 8 maj!”.