Arestohen dy 31-vjeçarë në Shkup, u kapën me drogë

Shkup, 14 shtator – Më 13.09.2021 në ora 20:20 në rrugën “Shkupi” në Shkup janë arrestuar F.Ç.(31) dhe I.G.(31), të dy nga Shkupi, ka njoftuar Ministria e punëve të Brendshme.

 

“Gjatë kontrollit të veturës “Reno” me targa të Shkupit me shofer F.Ç. dhe bashkudhëtar I.G., dhe gjatë kontrollit personal të F.Ç. është gjetur dhe marrë pluhur droge. Gjithashtu, I.G. është kërkuar me fletarrest qendror për mbajtjen e dënimit me burg në Burgun e Kumanovës”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.

Ata janë mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, ndërkaq I.G. do të dërgohet në burg për vazhdimin e vuajtjes së dënimit.

Related posts

“Hajdut serial”/ Ky është Bledar Selmanaj që vrau me plumb në kokë Xhuljano Bullarin

Redaksia

I gjendet kokaina gati për shitje në makinë, arrestohet 35-vjeçari në Pogradec

N E

Vritet një 50-vjeçar në Gjilan

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com