Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Argjentina bëhet vendi i pestë në botë me mbi një milion raste me COVID-19

Zhurnal Ads

Që nga shpërthimi i pandemisë së coronavirusit në mbarë botën janë infektuar më shumë se 40.600.000 njerëz në mbarë botën, kurse si pasojë e infeksionit me COVID-19, kanë humbur jetën 1.120.000.

Shumë vende të botës kanë rikthyer masat preventive për ta luftuar valën e dytë të COVID-19, që tashmë ka prekur disa vende evropiane, transmeton Telegrafi.

E Argjentina është bërë vendi i pestë në botë me më shumë se një milion të infektuar me coronavirus, pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 gjatë këtyre tri javëve.

Në këtë vend gjatë 24 orëve janë konfirmuar 12.982 raste të reja, ku numri i përgjithshëm i të infektuarve është rritur në 1.002.662, ka bërë të ditur ministria argjentinase e Shëndetësisë.

Nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së coronavirusit në këtë vend kanë humbur jetën 26.716 persona.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Numërimi i votave në SHBA, tensione në disa shtete

B M

“Shkak për luftë”/ Turqia reagon ashpër ndaj deklaratave të Greqisë për zgjerim të territorit

S.B.

69 për qind e votuesve myslimanë mbështetën Biden-in

T E

Navalny planifikon të kthehet në Rusi

S.B.

Vrasje, plagosje, dhunime e shantazhe/ Merret vendimi, Gjykata greke shpall Agimin e Artë organizatë kriminale

admin

Orban: Është e mundur arritja e një marrëveshjeje për buxhetin e BE-së

S.B.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...