Argjentina Ramosaj dhe Dafina Zeqiri u dedikojnë këngë femrave të abuzuara dhe pa përkrahje morale

Këngëtarja Dafina Zeqiri të premten publikoi albumin e saj më të ri, “Dafinë Moj”.

Albumi i cili ka plot 14 këngë, numëron brenda tij gjithsej 10 bashkëpunime me artistë të ndryshëm.

Pjesë e albumit është edhe këngëtarja Argjentina Ramosaj, në këngën e 10-të me titull “Sado (Ik)”.

Dafina dhe Argjentina të cilat kanë një miqësi të mirë prej vitesh, janë bërë bashkë për këtë projekt i cili u dedikohet shkeljes së të drejtave të femrës.

Ka qenë Ramosaj, ajo e cila me të shpërndarë këngën në rrjetet sociale ka treguar edhe konceptin e saj, duke shtuar se shpreson që me këtë këngë, të arrijnë të sjellin vetëdijësim te mentaliteti shqiptar që të mbrojnë gruan si dhe ta njohin si pjesë të trashëgimisë.

“Kënga “Sado (ik)”, i dedikohet vetdijesimit të vajzave dhe grave, që mos të fillojnë apo qëndrojnë në relacione toksike, ku abuzohen psiqikisht, fizikisht, dhe sa raste kemi pa që përfundojnë edhe tragjikisht. Prindërit duhet të lëjn derën hapur për vajzat e tyre, edhe pse ato kan bër zgjedhje të gabuar, është njerëzore. Shpesh gjendja ekonomike i bën gratë të qëndrojnë në martesa abuzive. Prindër nuk duhet bër dallim mes vajzës dhe djalit. Shteti me ligjet e aplikuara mund ti mbroj dhe ndihmoj ato. MOS I VRISNI VAJZAT. Dafina Zeqiri ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqizimit të grave në vendin tonë, kështu që jam e nderuar që jam pjesë e kësaj kënge senzibilizuse e shkruar nga Elinel i talentuar”, ka shkruar Argjentina Ramosaj.

Duket se kjo këngë mori frymëzimin nga raste të shumta të dhunës dhe diskriminimit ndaj femrave në periudhën e fundit. 

Related posts

Gashi publikon këngën “Sleeping On My Left”

D V

Ana Lleshi bën ndryshimin drastik në pamje

D V

Demi Rose vendos një shfaqje tunduese në rroba banje gri

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More