Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Argjentinë, fillon vaksinimi për COVID-19 me Sputnik V

“Dozat e vaksinës Sputnik V që mbërritën nga Rusia do të jenë në dispozicion në secilën provincë dhe të martën më 29 dhjetor në ora 9 të mëngjesit vaksinimi i njëkohshëm do të fillojë në të gjithë vendin”, tha presidenti Alberto Fernandez në Twitter.

Argjentinasit do të vaksinohen me vaksinën ruse kundër koronavirusit të ri (COVID-19) Sputnik V duke filluar prej nesër, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Dozat e vaksinës Sputnik V që mbërritën nga Rusia do të jenë në dispozicion në secilën provincë dhe të martën më 29 dhjetor në ora 9 të mëngjesit vaksinimi i njëkohshëm do të fillojë në të gjithë vendin”, tha presidenti Alberto Fernandez në Twitter.

“Ne vazhdojmë të punojmë së bashku sepse shqetësimi ynë i vetëm është shëndeti i burrave dhe grave argjentinase”, shtoi Fernandez.

Njoftimi erdhi disa ditë pasi grupi i parë i 300.000 dozave arriti në Argjentinë, pas autorizimit për përdorimin emergjent të vaksinës të dhënë nga Administrata kombëtare e Argjentinës për Barna, Ushqime dhe Pajisje Mjekësore, ose ANMAT. Vendi u dakordua për të blerë rreth 10 milion doza të vaksinës Sputnik V.

Një marrëveshje tjetër për të blerë 22 milion doza të vaksinës AstraZeneca / Oxford COVID-19 është arritur gjithashtu.

Sipas Universitetit Johns Hopkins me bazë në SHBA, Argjentina me një popullsi prej gati 45 milion, ka regjistruar rreth 1,6 milion raste të koronavirusit dhe më shumë se 42.600 vdekje.

Postime të ngjashme

Gjermania reagon ndaj kritikave dhe ndryshon radhën e vaksinimit

T E

Islanda përgatitet për një shpërthim të mundshëm pranë Reikjavikut

T E

Navalny lajmërohet nga burgu: Gjithçka në rregull me mua

T E

Armenia përballet me tensione politike dhe plagët e luftës

T E

Dyshime për sulm terrorist në Suedi/ 8 persona të plagosur me thikë

T E

Së paku 33 të vdekur në protestat në Birmani

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...