Agjencia Zhurnal.mk

Arian Çani për herë të parë fton vajzën e tij Joanën në emision

Për herë të parë në studion e “Zonë e Lirë”, e ftuar mbrëmjen e kësaj të premteje ishte një person tepër i veçantë për drejtuesin e emisionit, Arian Çani.

Bëhej fjalë për vajzën e tij të vogël Joana, e cila ndodhej në studio, si pjesë e grupit të aktorëve të shfaqjes për fëmijë “Torta e ditëlindjes”, që do të vihet në skenën e ArTurbina.Ishte vetë Çani i cili zbuloi se Joana ishte e bija e tij, ndërsa nuk e fshehu emocionin për faktin se e ftonte atë për herë të parë si aktore.

“Ti Joana ke mbiemrin tim më duket? Po çne që ke mbiemrin tim, rastësi? Çfarë jemi në bashkë? Do e themi apo jo? Hajde mos ki emocione se aktorët nuk kanë emocione”, u shpreh ai. Ndërkohë Joana u shpreh se ato janë familje. “Për herë të parë ftoj vajzën time si aktore, kam një emocion të paparë… më raftë pika”, ka vazhduar Ariani.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...