Agjencia Zhurnal.mk

Ariana Grande ndan fotografi nga resorti luksoz në Utah, e shoqëruar nga i dashuri i saj

Këngëtarja e njohur, Ariana Grande, ka qenë duke e shijuar izolimin në Los Angeles, së bashku me të dashurin Dalton Gomez.

Por, 27-vjeçarja dhe Gomez kanë vendosur së fundmi që të ndryshojnë vendin, duke shkuar kështu në një resort luksoz në Utah, shkruan Daily Mail.

Gjatë ditës së dielë, Ariana kishte publikuar disa imazhe në rrjetin social Instagram, ndërsa u dha mundësinë 197 milionë ndjekësve të saj të shohin momentet e lumtura.

Ajo bashkangjiti 10 fotografi në postim, disa prej tyre portrete që e shfaqnin atë duke shijuar kohën në xhakuzi.

Sikurse edhe në shumicën e rasteve, bukuroshja brune është parë me flokët e lidhura lartë kokës, stil i cili e veçon mjaft shumë.

Po ashtu, nuk do të ishte Ariana Grande nëse nuk do të ndante edhe disa fotografi të qenushëve të saj.

Vlen të përmendet se një natë në resortin ku ajo po kalon kohën kushton rreth 3.300 deri në 6.400 mijë dollarë për një natë.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

S.B.

Lajmet e fundit

Loading...