Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Ariana Grande ndan imazhe duke shkëmbyer puthje me Dalton Gomez

Këngëtarja e njohur amerikane, Ariana Grande, kohëve të fundit është duke përjetuar momente mjaft të lumtura.

27-vjeçarja në njërin prej projekteve të saj bëri të ditur lidhjen me Dalton Gomez, të cilët po shihen bashkë shumë shpesh, shkruan Daily Mail.

Në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë një imazh tejet të ëmbël.

Artistja me renome ndërkombëtare kishte shkëputur një fotografi me Dalton, teksa shihej në prapaskenat e klipit “34+35”.

Dyshja shiheshin tejet afër së bashku, derisa Ariana shfaqej me sy të mbyllur, ndërsa njërën dorë e kishte tek fytyra e të dashurit.

Gomez përndryshe kishte të vendosur maskë mbrojtëse, për të ulur mundësinë e infektimit nga coronavirus.

Dyshja filluan romancën në maj të këtij viti, teksa deri më tani kanë pasur mjaft udhëtime së bashku.

Postime të ngjashme

Renee bën bashkë Norën e Robertin

Dafina Vidishiqi

Adrola thotë se shoqëria jonë nuk di ta menaxhojë lirinë e demokracinë: Çohu Enver, na bëj derman

Dafina Vidishiqi

Khloe thekson çdo pjesë të trupit në veshjen e ngushtë teksa pozon pranë veturës “Rolls Royce”

Dafina Vidishiqi

Roza Lati tregon ankthin e përjetuar: Sytë nga deti mos na gllabëronte

Dafina Vidishiqi

Erika Jayne ndahet nga Tom Girardi pas 20 vitesh martesë

Dafina Vidishiqi

Dhurata Dora feston për 23 milionëshin me “Only You”

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...