Arifi: Agjenda e gjelbër vazhdimësia e të mirës dhe forcës për punë

Shkup, 28 shtator – Sot në Tubimin parazgjedhor në Tetovë, kandidatja e Bashkimit Demokratik për Integrim Teuta Arifi iu drejtua të pranishmëve duke u zotuar për vazhdimësinë e rrugëtimit të arritjeve dhe zhvillimit të Tetovës që padyshim se duhet të ndjekë trendin bashkëkohor të zhvillimit duke ju ofruar qytetarëve më shumë cilësi të shërbimeve dhe infrastrukturë që lehtëson përditshmërinë dhe nevojat e tyre jetësore.

Sipas Arifit Bashkimi Demokratik për Integrim ka potencial që të përqafojë agjendën e gjelbër dhe parimet e saj duke potencuar pikërisht të rinjtë si forcë e përparimit, e përfshirë në listën për këshilltarë komunal, me të cilët katër vitet e ardhshme do të realizojnë programin progresiv të veprimit për të bërë më shumë dhe më mirë për Tetovën.

Ajo mes tjerash potencoi se të drejtat e arritura, puna e deritanishme për të arritur barazinë është bazamenti më i mirë i arritjeve të reja, i avancimit të proceseve dhe i zhvillimit të një komune.

Related posts

Afrim Gashi viziton fshatin shqiptar Norovë të Krushevës

D V

Murseli: Buxhet të posaçëm për kategoritë e ndjeshme sociale

D V

Shilegov: Periferia nuk është harruar, Buteli është komuna me zhvillimin më të shpejtë gjatë katër viteve të kaluara

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More