Arifi: Do të krijohen sipërfaqe të reja të gjelbërta dhe rajone rekreative

Tetovë, 10 tetor – Kryetarja e Komunës së Tetovës dhe kandidate për mandat të ri, Teuta Arifi, sot së bashku me ministrin e Ambientit Jetësor dhe Planifikimi Hapësinor, Naser Nuredini, drejtorin e Parkun kombëtar Mali Sharr, Ibrahim Dehari dhe përfaqësues tjerë dhe aktivistë politikë të Bashkimit Demokratik për Integim, mbajtën tribunë me temë “Sfidat për mbrojtje të mjedisit jetësor”.

 

Kryetarja e komunës potencoi se si vetëqeverisje lokale mendojnë për të ardhmen dhe për mundësitë që fëmijët të rriten në mjedis të shëndoshë, qytet të pastër dhe të gjelbër.

“Menaxhimi me mbeturinat dhe ndotja janë dy çështjet kryesore të qytetit tonë dhe e dimë se komuna jo çdoehrë i ka plotësuar detyrat, që qytetarët, me të drejtë, i presin. Ne tani i kemi filluar investimet tona për qytet të gjelbër, me katër kamionë të rinj për mbeturina, dy automjete të posaçme për pastrimin e rrugëve dhe 150 kontenjerë të rinj. Krahas kësaj, ne tanimë kemi aplikuar dhe e kemi fituar projektin për vendosjen e kontenjerëve gjysmë-nëntokësorë në 30 lokacione, me qëllim që ta mbajmë qytetin pastër”, deklaroi Arifi.

Sipas saj, gjatë mandatit të ardhshëm do të vijojë ristruktuimi i ndërmarrjes për shërbime publike në ndërmarrje bashkëkohore, efektive dhe të orientuar për shërbim.

“Do të ketë linje telefonike për qytetarët, të cilët do të informojnë për çfarëdo papastërtie në qytet dhe do të bëhet një grup i përhershëm për intervenim të shpejtë, me qëllim që qyteti të jetë sa më i pastër. Do të zbatojmë inspektim për pengimin e ndotjes. Parqet, fushat dhe sipërfaqet e tjera të gjelbërta në qytet do të pastrohen, rinovohen dhe mbrohen vazhdimisht. Do të krijohen rajone të reja rekreative, do të ndërtohen sipërfaqe të gjelbëra, me drunj në sheshin kyesor. Bregu i lumit do të rinovohet, duke përfshirë edhe qendra për fitnes në të hapur. Çdo ndërtesë e re  duhet të kompensohet me sipërfaqe të gjelbër dhe drunj”, tha Teuta Arifi.

Sipas saj, në luftë kundër ndotjes së ajrit dhe transferimit në energji të gjelbër dhe të qëndurshme, do të ketë subvencione për instalim të inverterëve dhe sistemeve tjera ekologjike për ngrohje, si dhe subvencione të posaçme për gjelbërime dhe kopshtari. Njëheri, shtoi ajo, do të vendosim panele solare dhe sisteme fotovoltaike në të gjitha ndërtesat publike, siç ëshët bërë në gjimnazin “7 Marsi” dhe shkollën fillore “Skenderbeu”.

Related posts

E trishtë: Covid 19 i mer jetën një vajze 15 vjeçare nga Sellca e Tetovës

Z H

Sot 27 viktima dhe 333 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Redaksia

Presidenti i parë shqiptar, diçka që bëhet apo vetëm marketing parazgjedhor?

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More