Arifi: Do të vendosim një ndërrim në shkollat fillore

Tetovë, 5 tetor – Kryetarja e komunës së Tetovës dhe kandidate për mandat të ri Teuta Arifi porositi se në fushën e arsimit planifikohet  procesi arsimor në shkollën fillore të jetë vetëm në një ndërrim. Përveç infrastrukturës më të mirë  planifikohet edhe vendosje  e proceseve të reja ose përparimi i proceseve arsimore.

 

“Do të vazhdojmë  me procesin e vendosjes së mësimit në një ndërrim në shkollat fillore  të komunës sonë. Duam numri i nxënësve nëpër klasa  të mos jetë më i madh se 20 me qëllim që të sigurojmë  arsimim individual dhe promovim të talentëve. Do ta përfundojmë procesin e digjitalizimit në të gjitha shkollat dhe furnizimin e tyre të plotë me tabeta digjitale,  vazhdon vendosja e kritereve për regjistrim,  si instrument për rritje të cilësisë së procesit arsimor, përforcimi i mësimit në kabinete përmes krijimit të kushteve të nevojshme me pajisjen e nevojshme për proces kreativ të mësimit dhe në pajtim me udhëzimet adekuate.,vendosja e notit si lëndë plotësuese sportive, fond special për nxënësit e familjeve me ndihmë sociale dhe për studentët e shkëlqyeshëm”, tha Arifi.

Ajo paralajmëroi edhe ndërtimin e objekteve të reja për shkolla.

“Projekte të ardhshme janë ndërtimi i një çerdheje të re në afërsi të shkollës fillore “Kirili dhe Metodi”, me kapacitet për 250 fëmijë,  ndërtimi i shkollës fillore në fshatin Sellcë, hapja e qendrave për zhvillimin e hershëm të fëmijëve edhe në fshatrat Xhermë, Poroj, Vicë do t’i kompletojmë të gjitha vendbanimet rurale me çerdhe. Do të vazhdojmë me procesin e etablimit të mësimit me një ndërrim në shkollat fillore të komunës tonë. Do të përfundojmë procesin e digjitalizimit të të gjithë shkollave dhe furnizimit të plotë të tyre me tabela digjitale. Vazhdon etablimi i kritereve për regjistrim, si një instrument për rritjen e cilësisë dhe krijimin e ekuilibrit në regjistrimin e nxënësve në të gjitha shkollat e mesme të komunës”, theksoi kryetarja e komunës.

Ajo përkujtoi  se deri tani janë investuar 100 milionë denarë në rinovimin e të gjithë kopshteve dhe shkollave në komunën e Tetovës.  Hapja e  shkollës së re fillore “Naim Frashëri” në Reçicë, që është një mjedis i ri dhe i përsosur për fëmijët tanë dhe i ndërtuar sipas standardeve më moderne perëndimore, formimi i Qendrës rajonale për arsim të mesëm profesional në Tetovë dhe hapja e Qendrave për zhvillim të përhershëm të fëmijëve.

Related posts

Kasami në takime me zejtarë nga Tetova

D V

Gërçeci rreshtohet pas Blerim Bexhetit

D V

Arjanit Hoxha: Struga nga qytet i kulturës u shndërrua në qytet i krimit, vrasjeve dhe korrupsionit 

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More