Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Arifi: Filluam me vendosjen e pengesave në vendkalimet për këmbësorë (FOTO)

Tetovë, 7 shkurt, Zhurnal.mk – Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi në profilin e saj në rrjetin social Fejsbuk bënë të ditur se sot kanë filluar vendosjen e pengesave në vendkalimet për këmbësorë, si dhe ndërtimin e zhardinjerës ndarëse mes 2 drejtimeve të qarkullimit në rrugën Industriale, përcjell Zhurnal.mk

“Kjo bëhet për të pamundësuar qarkullimin e automjeteve me shpejtësi të madhe në këtë pjesë të qytetit, dhe njëkohësisht për të parandaluar aksidentet që shpesh herë rrezikojnë jetën e qytetarëve.

Edhe pse bëhet fjalë për rrugë tranzite magjistrale, kjo pjesë e qytetit është dendësisht e banuar, dhe në të qarkullojnë shumë fëmijë që ndjekin mësimin në SHF “Kirili dhe Metodi.”, bënë të ditur Arifi.

Sipas saj, gjatë javës që vjen do të bëjnë edhe vendosjen e sinjalizimit vertikal plotësues si dhe shënimin e vizëbardhave në vendkalimet për këmbësore

Komuna e Tetovës edhe në të ardhmen do të mirëpresë dhe do të përmbushë të gjitha iniciativat apo kërkesat qytetare që kanë në fokus mirëqenien, shëndetin dhe sigurinë e qytetarëve, bënë të ditur Arifi, përcjell Zhurnal.mk

Filluam me vendosjen e pengesave në vendkalimet për këmbësorë, si dhe ndarjen fizike mes 2 drejtimeve të qarkullimit në…

Posted by Teuta Arifi on Sunday, February 7, 2021

Postime të ngjashme

Për një dekadë nuk është blerë asnjë zjarrfikëse e re

Z H

Zjarre edhe në Rakotinc dhe Kuçkovë të Shkupit

Z H

Shtabi i krizës në Kumanovë u bëri thirrje qytetarëve t’I respektojnë rekomandimet e Qeverisë

Z H

BE-ja dërgon pajisje dhe ndihmë për përballje me zjarret në Maqedoninë e Veriut

Z H

U ndanë 11 vendime për Kopshtin e fëmijëve “Fidani”

Z H

Prilep/ 11 qytetarë ngelin pa shtëpi, digjen dhe barakat sociale, shpëtohen 3 foshnje

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...